Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Në sallën e sportit “Rinia” në Bujanoc, sot u organizuar panairi ndërkombëtar i bletararëve “Bleta nuk njeh kufi”. Në ketë eveniment morrën pjesë dhjetra bletarë nga gjashtë vende të ndryshme, si: Serbia, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e veriut, Bullgaria dhe Greqia. Kjo ngjarje u organizua nga tri shoqatat e bletarëve në Bujanoc, “Polen 2012”, “Apicula” dhe “Nektar” . Në hapjen solemne të panairit, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi falemnderoi organizatorët e këtij panairi që me sukses ka arritur që në Bujanoc t’i tubojë bletarët nga gjithë rajoni, duke e shndërruar Bujanocin në qendër të Ballkanit për bletari. Ai në fjalën e tij theksoi se do të vazhdojë që ta përkrahë sektorin e bletarisë, pasi që viteve të fundit kjo veprimtari po bëhet shumë tërheqëse dhe fitimprurëse. Sipas organizatorëve, në këtë panair janë prezentuar prodhimet e më shumë se 50 bletarëve, dhe se janë të kënaqur me numrin e vizitorëve. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kryetari Kamberi ka priturë delegacionin e Republikës së Kosovës të cilët po qëndrojnë për vizië zyrtare në Komunën e Bujanocit Gjashtë Deputet të Republikës së Kosovës po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Bujanoc. Delegacioni …