Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Borussia Dortmund do të ketë një mision shumë të vështirë të martën mbrëma në Signal Iduna Park, për mos të thënë të pamundur. Gjermanët presin Tottenhamin në kuadër të ndeshjes së dytë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve. Spurs kanë epërsinë 3-0 nga ndeshja e parë, duke i dhënë atyre një komoditet të madh në ndeshjen e kthimit, por anglezët duhet jenë prapë të kujdesshëm. Për BVB-në nuk do të luajnë për shkak të lëndimit Lukasz Piszczek dhe Christian Pulisic, duke e bërë edhe më të vështirë kështu situatën. Në anën tjetër Mauricio Pochettino ka vendosur të pushojë dyshen Kieran Trippier-Dele Alli, ndërsa më poshtë keni formacionet e mundshme: Borussia Dortmund (4-2-3-1): Burki; Hakimi, Akanji, Zagadou, Diallo; Delaney, Witsel; Sancho, Reus, Bruun Larsen; Gotze. Tottenham Hotspur (3-4-1-2): Lloris; Vertonghen, Alderweireld, Sanchez; Trippier, Sissoko, Wanyama, Rose; Eriksen; Son, Kane. Ajaxi do të jetë mysafir i Real Madridit në ndeshjen e kthimit të 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve. Los Blancos kanë epërsinë 2-1 nga ndeshja e parë, një rezultat që i jep përparësi, por jo edhe siguri në Santiago Bernabeu. Ndërsa ndeshja tjetër është mes Real Madridit dhe Ajaxit Holandezët ishin mjaft të mirë në ndeshjen e parë, arritën të bëjnë një lojë të bukur dhe me shumë raste shënimi, tani që nuk kanë asgjë për të humbur pritet të sulmojnë me gjithë forcat për të fundit herë. Reali vjen nga humbja 0-1 nga Barcelona në La Liga dhe ajo eliminuese 0-3 në Camp Nou në kuadër të Kupës së Mbretit, ndërsa në anën tjetër Ajaxi vjen nga një formë e mirë prej tre fitoresh radhazi. Në total dy skuadrat janë takuar 13 herë gjatë historisë, 13 fitore për Los Blancos, një barazim dhe katër fitore për holandezët. Për skuadrën e Santiago Solarit do të mungojë kapiteni Sergio Ramos për shkak të kartonëve, ndërsa më poshtë keni formacionet e mundshme: Real Madrid (4-3-3): Courtois; Reguilon, Varane, Nacho, Carvajal; Casemiro, Kroos, Modric; Vazquez, Benzema, Vinicius. Ajax (4-3-3): Onana; Tagliafico, Blind, De Ligt, Mazraoui; De Jong, Van de Beek, Schone; Neres, Tadic, Ziyech Like 0