Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Çanak, është një prej kundërshtarëve më të mëdhenj të idesë së korrigjimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij në rast se preken kufijtë, atëherë Ballkani edhe për një shekull tjetër do të shndërrohet në një ferr. Këto deklarata ai i ka bërë në një përgjigje për agjencinë e lajmeve serbe Fonet. Ai thotë se një korrigjim i mundshëm i kufijve do të prodhonte një efekt zingjirë, që do të nxite ndryshime të kufijve edhe në shtetet e tjera të rajonit. “Në rast se preken kufijtë për shkak të katër komunave, atëherë një gjë e tillë do të nënkuptonte hapjen e Kutisë së Pandores, ndryshim të kufijve të Maqedonisë së Veriut, Greqisë, Malit të Zi, Serbi e deri në Moldavi. Kjo do të bënte që Ballkani të shndërrohej në ferr edhe për 100 vjet të ardhshme”, ka thënë Çanak. Ndërkohë sa i përket faktit që Serbia e mbanë në kushtetutën e saj Kosovën, Çanak thotë se një gjë e tillë është jo reale dhe një mashtrim. “Kosova është pushtuar me shpatë në vitin 1912, ndërsa është humbur me bomba në vitin 1999”, ka thënë Çanak. Sa i përket marrëveshjes finale, Çanak thotë se ajo është një kusht për të vazhduar jeta normale në rajon. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Në mungesë të kuorumit mbyllet seanca, Kryesia mblidhet pasdite (Video) E plotësuar: Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në mungesë të kuorumit e ka …