Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kampionatet kombëtare tashmë kanë filluar në çdo shtet, tani është koha për Ligën e Kampionëve. Edhe sezoni 2018/2019 i garës më të rëndësishme dhe prestigjioze evropiane për klube pritet të dhurojë emocione dhe befasi. Pasi këtë të martë dhe të mërkurën zhvillohet ndeshjet e fundit kualifikuese për fazën e grupeve, ka shum pyetje për shortin, përgjigjet e të cilave do i gjeni më poshtë: Kur është shorti i fazës së grupeve? Shorti është planifikuar të mbahet të enjten me 30 gusht, ceremonia pritet të fillojë nga ora 19:00 me kohën tonë lokale. Cilat janë rregullat? Këtë herë 26 skuadrat që janë kualifikuar direkt janë në pritje edhe të gjashtë tjerave, fituesve të ndeshjeve të play-offit të datës 21/22 dhe 28/29 gusht. Skuadrat do të ndahen në katër vazo. Në vazon e parë do të jetë kampioni i LK-së dhe ai i Ligës së Evropës dhe kampionët e gjashtë ligave të para në ranglistën e UEFA-s. Në vazo tjera skuadrat do të ndahen nga koeficienti i pikëve të klubit. Në fazën e grupeve klubet e një federate nuk mund të përballen. Cilat skuadra e kanë siguruar deri më tani kualifikimin? SPANJË : Real Madrid, Atletico Madrid, Barcelona, Valencia ANGLI: Manchester City, Manchester United, Tottenham Hotspur, Liverpool GJERMANI: Bayern Munchen, Borussia Dortmund, Schalke, Hoffenheim ITALI: Juventus, Napoli, Roma, Interi FRANCA: Paris Saint-Germain, Lyon, Monaco RUSI: Lokomotiv Moskva, CSKA Moskva PORTUGALIA: Porto UKRAINA: Shakhtar Donetsk TURQIA: Galatasaray BELGJIKA: Club Brugge REPUBLIKA E ÇEKIS : Viktoria Plzen Plus gjashtë skuadra nga play-offi Skuadrat në vazo? VAZO 1: Real Madrid (kampionët aktual), Atletico Madrid (kampionët e EL-së), Barcelona, Bayern Munchen, Manchester City, Juventus, Paris Saint Germain, Lokomotiv Moskva. VAZO 2: Borussia Dortmund (89.000), Porto (86.000), Manchester United (82.000), Shakhtar Donetsk (81.000), Napoli (78.000), Tottenham Hotspur (67.000), Roma (64.000). VAZO 3: Schalke (62.000), Lyon (59.500), Monaco (57.000), CSKA Moska (45.000). VAZO 4: Club Brugge (29.500), Galatasaray (29.500), Inter (16.000), Hoffenheim (14.285). Për t’u vendosur: Liverpool (62.000), Valencia (36.000), Viktoria Plzen (33.000) dhe gjashtë fituesit e fazës së play-offit. Koeficienti i pikëve të klubeve është i mbledhur nga pesë sezonit e fundit. Çfarë çmimesh do të ndahen në ceremoninë e UEFA-s? Lojtari më i mirë i vitit dhe Lojtarja më e mirë e vitit nga UEFA. Por, edhe portieri, mbrojtësi, mesfushori e sulmuesi më i mirë sezonit të fundit. Kalendari i garës? Faza e grupeve, ndeshjet para: 18/19 shtator Faza e grupeve, ndeshjet e dyta: 2/3 tetor Faza e grupeve, ndeshje e treta: 23/24 tetor Faza e grupeve, ndeshjet e katërta: 6/7 nëntor Faza e grupeve, ndeshjet e pesta: 27/28 nëntor Faza e grupeve, ndeshjet e gjashta: 11/12 dhjetor Shorti për 1/16: 17 dhjetor Ndeshjet e para të rundit 1/16: 12/13/19/20 shkurt Ndeshjet e dyta të rundit 1/16: 5/6/12/13 mars Shorti për çerekfinale dhe gjysmëfinale: 15 mars Ndeshja e parë e çerekfinales: 9/10 prill Ndeshja e dytë e çerekfinales: 16/17 prill Ndeshja e parë e gjysmëfinales: 30 prill dhe 1 maj Ndeshja e dytë e gjysmëfinales: 7/8 maj Finalja: E shtunë, 1 qershor – Estadio Metropolitano, Madrid. Like 0