Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Gjigantët holandez të Ajaxit do të mirëpresin kampionët aktual evropian dhe botëror Real Madridin në Amsterdam. Reali do të mundohet të përfundoj gjithçka qysh në takimin e parë të 16-të të finales së Ligës së Kampionëve. Madrilenët kanë pasur shumë probleme këtë sezon, por skuadra e Santiago Solarit gajtë javëve të fundit po korr rezultate pozitive. Real Madrid kampion të botës për klube (Photo by Francois Nel/Getty Images) Nga ana tjetër, Ajax është i pranishëm në këtë fazë të garave për herë të parë që nga sezoni 2005-06. Ajaxi kanë humbur gjashtë ndeshjet e fundit kundër Los Blancos, duke pranuar njëzet gola dhe ka shënuar vetëm dy herë. Te dyja skuadrat pritet që të startojnë me formacionet më të mira të mundshme gjatë mbrëmjes së sotme në ora 21:00. Ajax: Onana; Mazraoui, Blind, De Ligt, Tagliafico; Schone, De Jong, Van de Beek; Neres, Tadic dhe Ziyech Real Madrid: Courtois; Carvajal, Varane, Ramos, Reguilon; Casemiro, Modric, Kroos; Lucas, Benzema dhe Vinicius. Dueli tjetër i sotëm Tottenham – Dortmund Liga e Kampionëve kthehet në Wembley këtë mbrëmje, ku do të takohen për herë të pestë në tre vjetët e fundit, Tottenham Hotspur dhe Borussia Dortmund. Pas një startimi jashtëzakonisht zhgënjyes për fushatën e grupit B, Spursat arritën “misionin e pamundur” duke u kualifikuar në të 16 e finales pas barazimit me Barcelonën dhe në anën tjetër, Interi mori një pikë para shikuesve të vetë kundër PSV Eindhovenit. Dortmundi vitet e fundit vetëm njëherë nuk ka arritur ta kaloj këtë fazë të garës kur u mposht nga skuadra e Atletico Madridit. Harry Kane, Dele Alli dhe Ben Davies (ijët) janë të lënduar te londinezët, por Eric Dier dhe Erik Lamela janë të aftë për lojë. Marco Reus, Julian Weigl, Paco Alcacer dhe Lukasz Piszczek pritet të humbin ndeshjen e parë në Londër. Mario Gotze ka të ngjarë të luajë si sulmues kryesor. Tottenham: Lloris, Aurier, Alderweireld, Sanchez, Vertonghen, Sissoko, Winks, Lamela, Eriksen, Son dhe Lucas. Dortmund: Burki, Schmelzer, Toprak, Diallo, Hakimi, Delaney, Witsel, Sancho, Pulisic, Guerreiro dhe Gotze. Like 0