Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Chelsea ka arritur që të shënojë fitore ndaj Arsenalit në finalen e Ligës së Evropës me rezultat 4-1. Finalja e zhvilluar në Baku, nuk soli numrin e tifozëve që ishte pritur, duke lënë shumë vende të zbrazëta. Pjesa e parë e ndeshjes nuk solli shumë raste, e as gola. Arsenali ishte më e mirë duke radhitur disa raste në fillim me Pierre Emerick Aumbayeng dhe Alexandre Lacazette, por pa sukses. Granit Xhaka . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images) Rast të mirë kishte edhe Granit Xhaka në minutën e 28-të që gjuajti nga distanca pre më shumë se 30 metra, por topi shkoi mbi shtyllë duke e ledhatuar këtë të fundit. Chelsea u kundërpërgjigj në minutat e fundit me një goditje të Olivier Giroud, por as ky nuk e gjeti rrjetën. Pjesa e dytë doli të jetë më e zjarrtë me shumë gola, ku Chelsea e diktoi ritmin dhe e dominoi sfidën. Olivier Giroud. (Photo by Michael Regan/Getty Images) Ndeshja finale u zhbllokua në minutën e 49-të. Një harkim nga e majta i Emerson gjeti kokën e Giroud që shënoi në portën e Cech për 1-0. Por, Chelsea nuk e largoi këmbën nga gazi. Nuk vonoi shumë dhe Pedro e dyfishoi epërsinë në 2-0 në minutën e 60-të pas një aksioni të bukur, ku me goditje të saktë gjeti këndin e Cech. Chelsea pas golit fitoi edhe një penallti, pasi sulmet nuk u ndalë. Giroud u ndal në zonë dhe gjyqtari Gianluca Rochi tregoi në pikën e bardhë. Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Eden Hazard për 3-0 (65’). Arsenali u këndell për disa çaste, kur Alex Iwobi e gjeti golin në minutën e 69-të. Ky ishte goli më i bukur i kësaj mbrëmje. Kur u prit që Arsenali ta kërkojë edhe golin e dytë, dyshja Giroud-Hazard ia dhanë goditjen e fundit. Eden Hazard . (Photo by Alex Grimm/Getty Images) Hazard shënoi nga afër pas asistimit të francezit për 4-1 (72′). Ky ishte goli i dytë personal për futbollistin belg dhe i fundit në këtë ndeshje, duke qenë se deri në fund Arsenal kishte disa raste, por rezultati nuk u ndryshua. Chelsea e fiton Ligën e Evropës për herë të dytë brenda dhjetë viteve, duke u konfirmuar si një prej skuadrave më të forta në Evropë. Like 0