Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Rampa e Kosovës për mallrat nga Serbia,e cila ekonominë serbe brenda vitit e dëmton rreth 500 milionë euro, po iu bën mirë disa vendeve të ish Jugosllavisë, por edhe vendeve më të zhvilluara të botës, shkruan gazeta e Beogradit “blic”. Sipas shënimeve në të cilat thirret kjo gazetë, Kosova në muajin shkurt e ka shtuar importin për 13,4 për qind, përkatësisht 27 milionë euro më shumë në krahasim me vitin 2018. Kosova furnizimet më së shumti i ka rritur nga Sllovenia, e cila në raport me një vit më parë, në Kosovë ka shitur më shumë mallra për 9,3 milionë euro Në vendin e dytë është Maqedonia e Veriut e cila në shkurt ka plasuar mallra me vlerë 7 milionë euro më shumë se sa në shkurtin e vjetëm. Pasojnë Shqipëria e Turqia që e kanë shtuar eksportin për 6 milionë euro. Vendin e pestë e ndajnë Gjermania e Kina. Ato eksportin në Kosovë e kanë rritur për 5 milionë euro. Rritje të konsiderueshme ka pasur edhe Kroacia, rreth 1,5 milion euro e ngritje eksporti prej 400 mijë eurosh ka pasur edhe Mali i Zi. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Mesazhet që pritet të vijnë sot nga Samiti i Zagrebit për Ballkanin Sot në Zagreb do të mbahet Samiti BE – Ballkan Perëndimor, ku temë kryesore …