Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi ka thënë se nëse Lugina e Preshevës nuk bashkohet me Kosovën, si pjesë e fazës finale të bisedimeve me Serbinë, numri i shqiptarëe në atë trevë do të përgjysmohet. Në Zona e Debatit ai ka deklaruar se rrethanat politike në Luginën e Preshevës kanë bërë që ideja e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë të pëlqehet nga shqiptarët atje. Kamberi ka përmendur Korridorin X, popullsinë me moshë të re dhe potencial, diasporën e fuqishme, e të tjera, kur është pyetur se çka do të fitonte Kosova, nëse do t’ia bashkëngjiste vetes Luginën. “Një rrugë që për 17 vjet është tentuar, por nuk ka dhënë rezultate – dhe jo vetëm kaq, por ka ndikuar që një numër i madh i popullsisë tonë të shpërngulet. Prandaj tash ideja e lansuar nga presidenti Hashim Thaçi shihet si atraktive, si një mundësi që nxit shpresë të re tek shqiptarët e asaj ane”. “Synimi ynë është që të gjithë shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës t’i bashkohen Kosovës. Ajo fiton 80 mijë banorë, me moshë mesatare 27 vjeç. Popullsi e re me potencial të madh. Fiton diasporë të fuqishme dhe fiton afërsi prej një kilometri me Korridorin X, si dhe stabilitet politik në raport me fqinjin”. “Kjo Serbi po tregon se nuk i do shqiptarët dhe i konsideron elementë të huaj dhe si të tillë do t’i largojë”. “Me trendet që kanë filluar prej vitit 2010, me liberalizimin e vizave, me mungesën e zhvillimit ekonomik dhe diskriminimin, unë besoj që në dhjetë vjet bërthama shqiptare do të përgjysmohet”./lugina-lajm Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kosova vendos reciprocitet me Sërbin për Letërnjoftimat Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme të mbajtur në formë elektronike ka marrë …