Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, teksa ka mbajtur fjalimin e tij në ceremoninë zyrtare të shënimit të 20 vjetori të lirisë së Kosovës, ka ndarë një moment jashtëzakonisht të veçantë që i kishte ndodhur derisa ishte duke qëndruar në një hotel diku në SHBA. Ai ka treguar se si një kamarier shqiptar, i kishte rënë në gjunjë për ta falënderuar për gjithçka që kishte bërë për Kosovën. Clinton ka thënë se kësi momente i ndodhin çdo kund, megjithatë thotë se një i tillë me kamerierin shqiptar ishte gjëja më e mrekullueshme që i kishte ndodhur pas 19 vjetësh që kishte lëshuar Shtëpinë e Bardhë, shkruan Gazeta Express. “Që 19 vjet që prej kur kam dalë nga Shtëpia e Bardhë, gjëja më e mrekullueshme që më ndodh, është që më ndal dikush në New York, apo diku tjetër në botë, për të bërë një fotografi.Apo kur isha në një hotel, një kamarier shqiptar erdhi dhe më ra në gjunjë për të më falënderuar. Kjo është një gjë e mrekullueshme”, ka thënë Clinton i emocionuar. Ai thotë se i pëlqen shumë populli shqiptarë dhe kosovarët dhe thotë se Amerika ka nevojë për të gjithë, por thekson se atyre duhet t’iu ofrohet mundësi e barabartë që të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Kosovë. “Më pëlqejnë shqiptarët dhe kosovarët, ne kemi nevojë për juve. Por të rinjtë duhet të kenë mundësitë që të ndërtojë të ardhmen e tyre këtu në Kosovë”, është shprehur Clinton. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Bukuroshja e shtëpisë së modës “Victoria’s Secret” Lais Ribeira “djeg dhe shkrumbon” pistat e modës Bukuroshja e shtëpisë së modës “Victoria’s Secret”, Lais Ribeira, ka miliona ndjekës në rrjetet …