Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Aleksandër Vulin ka thënë se nuk e di nëse ekziston një hartë me kufij të ndryshuar në Ballkan, megjithatë, shton se edhe nëse ekziston një hartë e tillë, atëherë BE-ja duhet tregojë se ku do të jetojnë serbët, raporton . Vulin tha se tani thuhet se “kufijtë tani janë të pandryshueshëm mirëpo njejtë nuk deklarohej në vitin 1999”. ”Është interesante të thuhet se është në rregull të ndahet Serbia, mirëpo, të thuhet se do të bashkohen serbët është e papranueshme. Si ka të drejtë BE-ja të thotë se ku duhet të jetojnë serbët?”, ka thënë Vulin për TV Pink. Ai vlerëson se Bashkimi Evropian “i percepton njerëzit në Ballkan si një lloj kukullash”. Vulin thekson se për BE, “copëtimi i Serbisë dhe marrja e Kosovës është në rregull, por që heqja e Republika Srpska nuk është në rregull sepse nuk kontribuon në paqe dhe stabilitet. “ “Serbët duhet të kenë një shtet të unifikuar dhe kështu të zgjidhin çështjen e tyre kombëtare. Ky është mendimi im personal. Kush thotë që ndryshimi i kufijve tani është një krim dhe nuk ishte në 1999?”, tha ai. Ai theksoi se Republika Srpska duhet të mbetet në mandatin e plotë të Dejtonit. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Eni Koçi, publikon baladën ‘Sot’ (Video) Këngëtarja seksi nga Shqipëria Eni Koçi, sapo ka publikuar këngën e saj më të …