Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Eurodeputetja liberale e Parlamentit Evropian, Viola Von Cramon, ka thënë se pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës duhet të ndalet menjëherë. Një koment të tillë ajo e ka bërë vetëm një ditë pas takimit me deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberin dhe dy këshilltarët e Qeverisë së Kosovës për Luginë, Ardita Sinani dhe Ragmi Mustafi Eurodeputetja liberale e Parlamentit Evropian, Viola Von Cramon, ka thënë se pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës duhet të ndalet menjëherë. Një koment të tillë ajo e ka bërë pas takimit me deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberin. “Diskriminimi sistematik ndaj tyre, duke përfshirë ‘pasivizimin’ e adresave, nga Qeveria e Serbisë është i papranueshëm dhe duhet ndalur menjëherë”, ka shkruar ajo në platformën X. Tutje Von Cramon ka thënë se duhet zbatim të plotë të marrëveshjeve. “Zbatimi i plotë i të gjitha dispozitave të dakorduara që nga Marrëveshja e vitit 2001 mbetet si kusht në rrugën evropiane të Serbisë”, ka shkruar Cramon. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Keqpërdorim : 3Z ‘shëtitet’ pas mesnatës rrugëve të Prishtinës Një veturë zyrtare me targa “3Z” është parë duke shëtitur pas mesnate rrugëve të …