Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se fjalimi i deputetit shqiptar, Shaip Kamberi, në parlamentin serb, mohon se Serbia është shtet i urrejtjes dhe dëshmon se ajo respekton të drejtat e pakicave, transmeton Insajderi. Sipas Daçiqit, me këtë fjalim Kamberi ka rënë në kundërshtim me akuzat për diskriminim ndaj pakicave, shkruan Tanjug. “Ai duke folur në shqip në parlament e kundërshtoi veten se Serbia është një shtet i gjuhës së urrejtjes dhe tregoi se ishte një shtet me një shkallë të lartë të të drejtave të pakicave kombëtare”, pohoi ai. Daçiq i bëri këto deklarata pas akuzave nga deputetët e Lëvizjes Socialiste që Kamberi foli shqip në parlament. Ai ka thënë se kur ia jep fjalën dikujt nuk mund të vlerësojë se çfarë thotë, por se e ka të drejtën për të folur. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Grupi parlamentar “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak” ka dorëzuar në procedurë parlamentare Rezolutën për gjenocidin e Srebrenicës Grupi parlamentar “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak” ka dorëzuar në procedurë parlamentare Rezolutën …