Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka folur për vazhdimësinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke mohuar kështu deklarimet e kryeministrit Ramush Haradinaj, se tashmë pas përfshirjes së Gjermanisë dhe Francës, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të zhvillohet një dialog i ri, ndryshe nga i ai i Mogherinit. Daçiq ka thënë se nuk ekziston një gjë e tillë, dhe se pretendimet për ‘dialog të ri’, janë fiksione të Prishtinës. Këto deklarata kreu i diplomacisë serbe i ka bërë gjatë një interviste për RTS, transmeton Gazeta Express. Ndër të tjera ai ka përsëritur edhe një herë faktin se Serbia nuk do të kthehet ne dialog, pa e hequr Kosova taksën ndaj produkteve serbe. “Ne nuk e pranojmë poshtërimin dhe shantazhet. Dialogu aktualisht nuk ekziston, dhe do të rifillojë vetëm në momentin që hiqet taksa ndaj mallrave serbe”, është shprehur Daçiq. Ai ka folur edhe për atë se duhet një qëndrim i unifikuar i Serbisë karshi çështjes së Kosovës, duke përmendur kështu edhe lobimin që bën për heqjen e njohjeve. Aktualisht dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e kanë në dorë, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emanuel Macron. Në Samitin e Berlinit të mbajtur me 29 prill të këtij viti në Gjermani, u konstatua se u varros ideja e Thaçit dhe Vu֛iqit për korrigjim të kufijve, ndërsa palët u morën vesh për një samit tjetër që do të mbahet me 1 korrik në Paris. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Vuçiq: Ekzistonte ideja për mbylljen e pikë-kalimit në “Konçul”–unë e refuzova ate Gjatë paraqitjes së tij mbrëm në emisionin “HIT TVIT” në RTV Pink, presidenti i …