Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ka deklaruar se Serbia dhe Rusia kanë pozicion të njëjtë sa i përket domosdoshmërisë që në Ballkan të shmangen vijat e reja të ndarjeve. Lavrov pas bisedës me ministrin e jashtëm serb Ivica Daçiq në Soçi ka thënë se shqiptarët nuk po i realizojnë marrëveshjet me Serbinë dhe se Rusia po angazhohet për zbatimin e plotë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB. “Në përgjithësi me Serbinë kemi qëndrim të përbashkët dhe duhet të shmanget çfarëdo veprimi i cili mund të sjellë deri te vijat e reja të ndarjeve në Ballkan dhe të cilat e përkrahin parimin “ose me ne ose kundër nesh”, ka thënë Lavrov. Daçiq ka thënë se zgjidhja për Kosovën është e pamundur pa përkrahjen e Rusisë dhe se ai dhe kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq rregullisht i raportojnë udhëheqësish ruse për rrjedhën e bisedimeve me Prishtinën. Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Daçiq ka thënë se shqiptarët e Kosovës do ta marrin Luginën e Preshevës me shumicë të popullatës shqiptare, “kur të bënë shelgu rrush” raporton insajderi.com Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Spanjë, 351 vite burg për 29 politikanë dhe biznesmenë për korrupsion Partia qeverisëse e Spanjës ka pësuar një goditje të madhe pasi një nga ish-arkëtarët …