Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq konsideron se një marrëveshje me Prishtinën do të jetë e pamundur, pasi sipas tij, shqiptarët nuk e dëshirojnë një gjë të tillë. Siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, Daçiq ka thënë se “korrigjimi i kufijve” me Kosovën nuk është ide e re, por sipas tij, për të është folur për vite të tëra dhe se Serbia në vitin 2005 kishte një ofertë nga bashkësia ndërkombëtare për ndarjen e Kosovës. “Kemi nevojë për të udhëhequr një politikë të mençur. Unë jam i sigurt se Prishtina nuk do ta pranojë atë, por ata do të jenë përgjegjës”, ka thënë Daçiq, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara janë më të angazhuarat për arritjen e një marrëveshje. Dhe Daçiq nuk është ndalur me kaq. Ai ka folur edhe rreth taksës së vendosur nga Qeveria e Kosovës për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. “Gjermania dhe Britania janë duke e ‘bindur’ Haradinajn që mos të heqë taksën për mallrat nga Serbia dhe Mali i Zi”, tha Daçiq, duke theksuar se në ndryshim roli fazë. “Dikush mendon se Haradinaj është trim, por ai nuk bën asgjë pa përkrahjen e jashtme”, citohet të ketë thënë Daçiq. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kamberi:Nën fishkëllimat e opozitës dështon përfundimi i seancës konstituive Deputeti Kamberi ka shkruar se gjendja e parlamentit sod ishte si “Teatër absurdi në …