Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr 121 pasagjerë në bordin e aeroplanit Boeing të kompanisë AKL Airlanes janë tronditur mbrëmë. Nga këta 10 persona janë lënduar në aeroplanin që po udhëtonte nga Prishtina për në Bazel. Turbulencat në aeroplan nisën 20 deri 25 minuta para uljes. Pas uljes së aeroplanit në pistë të gjithë të lënduarit janë dërguar për kurim në spitalin e Baselit. Arsyeja e aksidentimit sipas zyrtarëve të aeroportit po del të jëë turbulencat. Por, pasagjerët që kanë qenë të pranishëm në momentin e aksidentit kanë thënë për të përditshmen gjermane, 20 minute, për minutat e tmerrit siç ata i quajnë. “Isha e bindur, tani do të bie. Thoja kam frikë se do të vdes”, është rrëfyer pasagjerja nga Kosova Mirjeta Basha. Bashkëshorti i saj, me të cilin kishte vizituar të afërmit në Prishtinë, deklaron se në aeroplan u krijua situatë kaotike. “Të gjithë qanin, bërtitnin. Ekuipazhi na thanë që të qëndrojmë të qetë”, ka rrëfyer burri i Mirjetës i cili është njëri nga dhejtë të lënduarit që po trajtohet në spitalin e Baselit. E në anën tjetër, Vivienne Gaskell, zëdhënëse e EuroAirport, ka konfirmuar për aksidentin. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Pas samitit të Berlinit Opozita nuk pret rezultate nga takimi i 1 korrikut në Paris Tre krerët e institucioneve kryesore të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe …