Tifozët e Kosovës, “Dardanët” po e presin me padurim ndeshjen që po konsiderohet si finale ndaj Azerbajxhanit, që do të luhet të martën mbrëma në Prishtinë, shkruan Zeri.info.

Ata janë të kënaqur me ecurinë e deritashme dhe besojnë se pasnesër do të shkruhet historia, me një fitore të Verdhekaltërve.

Ata premtojnë spektakël në stadium, ndërsa kanë dhënë informa dhe detaje edhe rreth biletave të kësaj ndeshjeje.

“Sfidën e parafundit në Ligën e Kombeve, ndeshjen kundër Maltës, e përballuam me shumë sukses. Për më shumë, me një rezultat të mrekullueshëm: 5-0. Luanët Dardan gëzuan zemrat e jo vetëm mbi 400 Dardanëve që ishin në stadiumin në La Valetta, por edhe gjithë tifozëve të Kosovës anembanë botës që përcollën këtë ndeshje përmes mediumeve. Të marten do të jemi dëshmitarë të historisë. Pa marrë parasysh rezultatin dhe epilogun final në tabelë, ne ‘Dardanët’, tifozët e Kosovës, do të jemi përkrah djemve tanë në fushë, përkrah Luanëve tanë.

Të martën do të jemi lojtari i 12-të i Kosovës. Stadiumi ‘Fadil Vokrri’, si gjithmonë i stërmbushur, do të jehon nga përkrahja për lojtarët tanë nga minuta e parë deri te e fundit.

Të marten do të jemi të gjithë bashkë. I madh e i vogël, femër apo mashkull, të rinjë apo pleq, nga Kosova apo diaspora, në fitore apo humbje. Bashkë.

Për Fadil Vokrrin. Për të gjitha gjeneratat që ndërtuan dhe kontribuan të mbërrijmë deri këtu.

Të martën, me 20 nëntor, unë biri yt dhe unë bija jote, për ty Kosovë.

! Dardanët posedojnë biletat në sektorin Veriu si në ndeshjet e kaluara, dhe bileta në dispozicion janë vetëm për antarët e tifo-grupit “Dardanët”.

Të gjithë ju që jeni të pajisur ne kartelë, kontaktoni numrat përgjegjës në qytete për tu pajisur me biletë dhe informata rreth udhetimit dhe vend-takimit të të gjithë Dardanëve.

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport