Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Para disa kohësh, gazetarja austriake Adelheid Woelfl shkruante se ideja për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë ka lindur në një takim mes Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç. Gazetarja shpreson se në takimin e 29 prillit në Berlin, kjo ide do varroset përfundimisht. A do ndodhë kështu? Ja çfarë shkruan gazeta prestigjioze gjermane, TagesSpiegel Nga Albrecht Meier, Tagesspiegel Kur kancelarja Angela Merkel dhe kreu i shtetit francez, Emmanuel Macron të organizojnë një samit të Ballkanit Perëndimor më 29 prill në Berlin, diskutimet kanë gjasa të përqendrohen në një pyetje: a ekziston akoma mundësia që një shkëmbim territorial mes shteteve në vija etnike të jetë një mjet për zgjidhjen e konflikteve në shekullin e 21-të? Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe homologu kosovar, Hashim Thaçi mbështesin një shkëmbim të tillë territoresh mes vendeve të tyre, kurse Merkel e kundërshton fuqimisht. Në vitin 2008, ish-provinca serbe e Kosovës shpalli pavarësinë kundër vullnetit të Beogradit. Të dy vendet janë larg normalizimit të marrëdhënieve mes tyre. Vjeshtën e shkuar, Vuçiç dhe Thaçi sugjeruan që bisedimet e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve të parashikonin edhe mundësinë e shkëmbimit territorial. Sipas planit, Serbia do të marrë zonat në veri të Kosovës, të banuara nga serbët. Në shkëmbim, fshatrat e banuar kryesisht nga shqiptarët në jug të Serbisë do i kalojnë Kosovës. Që kur ata e bënë publik propozimin, Merkel e kundërshtoi qartë shkëmbimin territorial. Kufijtë ekzistues janë të pacenueshëm, tha kancelarja në atë kohë. Ajo druhej se një demarkacion i ri mes Serbisë dhe Kosovës do të nxiste rirregullime të rrezikshme përgjatë vijave etnike. Në Tiranë, për shembull, kryeministri Edi Rama i frymëzon fantazitë e Shqipërisë së madhe- duke përfshirë bashkimin e shqiptarëve në Kosovë, Serbi, Maqedoni dhe Mal të Zi. Kreu i qeverisë së Shqipërisë është gjithashtu mes atyre që janë ftuar nga kancelarja Merkel dhe Macron në darkën e 29 prillit. Përveç tyre, të ftuar janë edhe krerët e shteteve dhe qeverive të tri vendeve të mbetura të Ballkanit Perëndimor, Bosnje-Hercegovinë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Listës së mysafirëve i janë shtuar edhe kryeministrat e Kroacisë dhe të Sllovenisë. Me konferencën e nivelit të lartë, qeveria gjermane dëshiron të tregojë se fjala e saj është e rëndësishme në politikën e Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë ka pasur zëra se Macron, presidenti i SHBA, Donald Trump dhe presidenti rus, Vladimir Putin duan t’i trajtojnë vetëm çështjet e rajonit, që synon BE-në, por që qëndron edhe nën ndikimin e Rusisë, Turqisë dhe Kinës. Nënkryetari i CDU kritikon Mogherinin Kryediplomatja e BE, Federica Mogherini do jetë pjesëmarrëse në darkën e Berlinit. Roli i italianes është i diskutueshëm. Ishte ajo, si koordinatore e BE për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, që fliste hapur për një shkëmbim territorial mes dy vendeve. Në këtë mënyrë ajo ka ‘korrur’ kritika të forta në Berlin. “Mogherini ka imponuar plane të rrezikshme për shkëmbime territoresh,” kritikon zëvendësi i grupit CDU/CSU, Johann Wadephul. “Nuk ka absolutisht asnjë garanci se ndryshimet territoriale do kufizohen vetëm në Serbi dhe Kosovë,” thotë Wadephul për Tagesspiegel. Sipas tij, një shkëmbim territorial do të nxiste një shpërthim në Ballkanin Perëndimor me destabilizime të reja, duke përfshirë konflikte etnike dhe ndoshta konflikte të armatosura. Edhe eksperti i Të Gjelberëve për Europën Lindore, Manuel Sarrazin argumenton: “Kufijtë në Ballkanin Perëndimor janë të paprekshëm. Një shkëmbim territorial mes Serbisë dhe Kosovës është tabu dhe duhet të mbetet kështu”. Mbetet i hapur pozicioni i Macron Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Erdogan propozon konferencë donatorësh të shteteve islamike për Shqipërinë Presidenti i Turisë, Recep Tayyip Erdogan, ka treguar se pas tragjedisë që ka goditur …