Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj për herë të parë ka treguar nëse ka qëndruar ai prapa lojërave të fatit në Republikën e Kosovës. Deputeti nga Deçani, në një intervistë për RTK-në, ka thënë se asnjëherë s’është marrë me një biznes të tillë. “Mos u nxitoni me fol. Kanë ndërtu objekte “Pandora” në emrin temin. Unë nuk jam i shqetsum për çka folin. Por t’i thuash dikujt që qëndron mbrapa apo para kjo është gabim. Nuk jam pjesë e asnjë llojë biznesi të natyrës tillë dhe me shumë kënaqësi e kam dhënë votën për mbyllje”, ka thënë ai. Ndryshe, që nga sot ka hyrë në fuqi ligji për ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë të Lojërave të Fatit. Çdo aktivitet i mundshëm i bastoreve, kazinove apo çfarëdo Lojëra të Fatit prej sot llogaritet si kundërligjor dhe do të sanksionohet. ATK kishte paralajmëruar se deri në ditën e sotme do të revokohen të gjitha licensat dhe se nga kjo ditë do të ndalohet veprimi i çfarëdo veprimtarie të Lojërave të Fatit. Ky ligj ishte propozuar nga Qeveria e Kosovës pas dy vrasjeve të ndodhura në vend, e ku viktimë ishin punëtorët e kazinove. I njëjti ishte votuar edhe në Kuvendin e Kosovës, teksa për të kishin votuar një shumicë dërrmuese e deputetëve. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Lyoni e befason Cityn në Mançester Lyoni e ka befasuar Manchester Cityn në Etihad Stadium duke e mposhtur me rezultat …