https://twitter.com/USAmbKosovo/status/968510564665380864

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie, sërish u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që në seancën e së mërkurës të votojnë për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Ai përmes një video-mesazhi në Twitter u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të jenë të pranishëm nesër në seancë dhe të votojnë pro demarkacionit.

“U bëj thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të jenë të pranishëm në seancë dhe të votojnë pro ratifikimit të demarkacionit.  Vota pro do të jetë fitimprurëse për të gjithë qytetarët e Kosovës, partitë dhe të gjithë komunitetet. Mos votoni për izolim, votoni për të ardhmen”, tha Delawie.

Ndryshe, ambasadori amerikan edhe të hënën përmes një video-mesazhi në Twitter, ka kërkuar nga liderët e partive politike të reflektojnë te deputetët që të votojnë pro Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme