Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth, ka reaguar për qasjen së Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginë. Përmes një postimi në “X”, Roth tha se Serbia po bën hapa mbrapa në rrugën e bashkëpunimit dhe bashkëjetesës paqësore në Ballkanin Perëndimor. Ai theksoi se Serbia është duke diskriminuar sistematikisht pakicën shqiptare atje. “Kjo formë e pastrimit etnik është pa dhunë, por gjithsesi është një krim”, është shprehur ai, duke shpërndarë një artikull të DeutscheWelle, që trajton pikërisht këtë çështje. Medvegja së bashku me Preshevën dhe Bujanocin përbëjnë atë që njihet si Luginë e Preshevës – e banuar me shqiptarë – në jug të Serbisë. Ndërkaq, problemi i spastrimit etnik shqiptar është shfaqur tash e një kohë në Serbi. Nuk dihet saktë se sa shqiptarë jetojnë, pasi ata patën bojkotuar regjistrimin e popullsisë të bërë më 2011. Në bazë të një vlerësimi të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), të bërë në vitin 2015, u tha se janë rreth 70 mijë banorë shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Rreth 20,000 shqiptarë raportohet se kanë migruar në Kosovë për arsye të ndryshme./Telegrafi/ Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Times: ISIS po përgatit sulme të reja në Evropë Shteti Islamik, ISIS, po planifikon sulme të reja në Evropë, pas rënies së Kalifatit …