Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Fatmir Hasani, ka thënë se pret që në bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit të diskutohet edhe për Luginën e Preshevës, që përfshinë komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë. Hasani ka thënë se pret që zgjidhja të jetë në atë mënyrë që këto komuna t’i bashkëngjiten Kosovës. Hasani i ka thënë agjencisë “Beta” se kërkesa zyrtare për përfshirjen e Luginës së Preshevës në negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është shkruar në një letër, të cilën përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të shqiptarëve dhe kryetari i Bujanovcit, Shaip Kamberi i kanë dërguar Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe qeverisë së Kosovës. “Ne besojmë se do të jemi të përfaqësuar në negociata”, ka thënë Hasani. Ai ka thënë se “kërkesa jonë lidhet vetëm me bashkëngjitjen në Kosovë, pasi mendojmë se është e mundur të arrihet një marrëveshje e pranueshme që sjell paqe të qëndrueshme midis Prishtinës dhe Beogradit “. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Erdogani prin me vota, por balotazhi konsiderohet i pashmangshëm Prej më shumë se 12 orë qëkur janë mbyllur qendrat e votimit në Turqi, …