Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Gjykata Speciale e ideja për korrigjim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë janë rikthyer si aktualitet në mediat ndërkombëtare. Gazeta austriake, “Der Standard” i ka kushtuar një artikull këtyre dy zhvillimeve në Kosovë, transmeton lajmi.net. Sipas kësaj gazete, Serbia ka ende dokumente dhe prova për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Gjithnjë sipas këtij raportimi, dokumentet shënjestrojnë disa prej komandantëve nga zonat e Drenicës dhe Dukagjinit. Në të njëjtin artikull, përmendet edhe presidenti aktual i Kosovës, dikur ish-pjesëtar i UÇK-së, Hashim Thaçi, si njëri nga ata që mund të ftohet për intervistim nga Haga. Kjo gazetë tutje vë në shprehje edhe shkëmbimin e mundshëm të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. “Ideja e shkëmbimit të territoreve do të diskutohet prapa dyerve të mbyllura nga Thaçi dhe Vuçiq. Ata janë të përkrahur nga lobistët amerikan. Realisht kjo ide është duke u përkrahur edhe nga adminsitrata e Trump”, shkruan kjo gazetë. Sipas së njëjtës shtetet e BE-së që e përkrahin këtë ide janë Franca, Hungaria dhe Austria. Madje, kjo ide sipas “Der Standard” po përkrahet edhe nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini. E sipas së njëjtës, ideja në fjalë është duke u kundërshtuar fuqishëm nga shtetet e tjera të BE-së të cilat kanë bërë thirrje se kjo mund të çojë në një konflikt të ri. Artikullin e plotë në “Der Standard” mund ta lexoni duke klikuar këtu. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Dëshironi të dobësoheni pa pasur uri…? Gjithmonë është besuar që humbja e peshës do të thotë të kesh uri… Por …