Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Milani ka fituar derbin përballë Juventusit në kuadër të javës së 35-të në Serie A me rezultat 3-0. Vendasit e filluan më mirë takimin, duke rrezikuar qysh në minutën e katërt me anë të Matthijs de Ligt, por goditja e tij u bllokua. Një shans i artë për Milanin erdhi më pas në minutën e 21-të, kur Brahim Diaz lëshoi një gjuajtje të fuqishme, por Wojciech Szczesny bëri pritje të madhe. Një tjetër mundësi erdhi për Zonjën e Vjetër, kur Giorgio Chiellini gjuajti me kokë nga një harkim nga këndi, por ishte jashtë portës. Rossonerët më pas e shfrytëzuan mundësin e shënimit, duke arritur të kalonin në epërsi me anë të Brahim Diaz, që shënoi në minutën e 45+1′. Edhe në 45 minutat e dytë nuk mungoi spektakli, pasi u humb një penallti e u shënuan edhe një gol tjetër. Ishte minuta e 58-të, kur Rossonerët dështuan nga pika e bardhë, e që përgjegjësinë e kishte Franck Kessie. Por, fati sonte ishte në anën e Milanit, që ia arriti të shënonte edhe golin e dytë me anë të Ante Rebic në minutën e 78-të, nga një asistim i Ismail Bennacer. Në listën e realizatorëve u fut edhe Fikayo Tomori, që shënoi për 3-0 në minutën e 82-të me një asistim prej Hakan Calhanoglut. Pas javës së 35-të, Milani gjendet në vendin e tretë me 72 pikë, aq sa ka edhe Atalanta në të dytin, derisa Juventusi ka rënë në të pestin me 69 sosh. Like 0