Zyra e Qeverisë Gjermanë për media ka konfirmuar se është shtyrë takimi që ishte thirrur nga Macron e Merkel për t’u mbajtur në Paris gjatë Samitit të Berlinit

“Është e saktë, takimi i paralajmëruar për 1 Korrik do të shtyhet. Kështu kanë bërë me dije për Deutsche welle zyrtarë të qeverisë gjermane.

Në përgjigje po ashtu thuhet se Gjermania dhe Franca mbesin në kontakt të ngushtë me Kosovën dhe Serbinë.

Po ashtu Qeveria gjermane nuk ka pranuar të japë informacione për takimin e së mërkurës në Berlin ndërmjet delegacioneve nga Kosova e Serbia.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme