Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kthim te rezoluta e 7 dhjetorit të vitit 2011, ka paralajmëruar Kryeministri Albin Kurti, për ta aplikuar reciprocitetin politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë. Një rezolutë-platformë tjetër me parimet e dialogut e cila do të miratohet në Kuvendin e Kosovës, ku do të përfshiheshin parimet mbi bazën e të cilave duhet të udhëhiqet dialogu – është zotimi tjetër i partnerëve qeverisës, VV-LDK. Rezoluta e vitit 2011 ka tri pika. E para, e obligon Qeverinë t’i marrë masat e plota reciproke politike, ekonomike dhe tregtar ndaj Serbisë. Kurse në pikën e dytë obligohet “Ministria e Tregtisë dhe Industrisë të nxisë dhe udhëheqë bashkëpunimin me prodhuesit vendorë dhe ndërmarrjet tregtare për gjetjen e zëvendësimeve për produktet nga Serbia”, shkruan sot “Koha Ditore”.Po ashtu, ishte kërkuar që Qeveria t’i forcojë të gjithë mekanizmat shtetërorë për ta siguruar zbatimin e përpiktë të masave të reciprocitet. Por, disa muaj më vonë, kryeministri i atëhershëm, tani president, kishte imponuar një kundër-rezolutë që praktikisht anulonte reciprocitetin me Serbinë. Gazeta ka provuar të marrë një qëndrim prej Qeverisë, përkitazi me masat që janë duke u shqyrtuar. Në MPJ kanë thënë se për këtë çështje është i autorizuar kabineti i kryeministrit Kurti. Për këtë çështje, ka folur të shtunën kryeministri Kurti, i cili nuk ka dhënë ndonjë datë se kur do të fillojë implementimi i reciprocitetit ndaj Serbisë, e cila do ta zëvendësojë taksën prej 100 për qind. Like 0
Rezoluta e vitit 2011 ka tri pika. E para, e obligon Qeverinë t’i marrë masat e plota reciproke politike, ekonomike dhe tregtar ndaj Serbisë. Kurse në pikën e dytë obligohet “Ministria e Tregtisë dhe Industrisë të nxisë dhe udhëheqë bashkëpunimin me prodhuesit vendorë dhe ndërmarrjet tregtare për gjetjen e zëvendësimeve për produktet nga Serbia”, shkruan sot “Koha Ditore”.Po ashtu, ishte kërkuar që Qeveria t’i forcojë të gjithë mekanizmat shtetërorë për ta siguruar zbatimin e përpiktë të masave të reciprocitet. Por, disa muaj më vonë, kryeministri i atëhershëm, tani president, kishte imponuar një kundër-rezolutë që praktikisht anulonte reciprocitetin me Serbinë. Gazeta ka provuar të marrë një qëndrim prej Qeverisë, përkitazi me masat që janë duke u shqyrtuar. Në MPJ kanë thënë se për këtë çështje është i autorizuar kabineti i kryeministrit Kurti. Për këtë çështje, ka folur të shtunën kryeministri Kurti, i cili nuk ka dhënë ndonjë datë se kur do të fillojë implementimi i reciprocitetit ndaj Serbisë, e cila do ta zëvendësojë taksën prej 100 për qind.
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Edhe Spanja pezullon vaksinën e AstraZeneca-s për ata nën 60 vjeç Spanja e ka kufizuar përdorimin e vaksinës së kompanisë AstraZeneca vetëm për personat mbi …