Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr “Në momentin që Kosova bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Republika Serbe do ta shpallë pavarësinë e vet”, kështu po deklaron kryesuesi i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës. Duke folur për gazetën e Beogradit “veçernje novosti”, Dodik, ka shtuar se për Kosovën do të pranonte çdo zgjidhje me të cilën pajtohet Serbia. Tutje, ai këmbëngul se Republika Serbe është shtet i pavarur, por shton se për këtë pavarësi i mungojnë “letrat”. E për t’i marrë këto “letra”, Dodik paralajmëron se Republika Serbe mund ta shpallë pavarësinë. Këtë shpallje pavarësie ai e ka ndërlidhur me Kosovën: Ka shtuar se Bosnjë e Hercegovina do të shpërbëhej brenda dy ditësh sikur të mos ishte përzierja nga jashtë. Sipas tij, Ballkani i qëndrueshëm do të bëhej vetëm me ridefinim ashtu që të bashkohen hapësirat ku shumicë janë popujt dominues. “Stabiliteti më i madh do të arrihej sikur të gjithë serbët të bashkoheshin në një Serbi perspektive”, ka shfaqur dëshirën në fund Dodiku. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Parulla “Hiqini duart nga Kosova” i dedikohet Presidentit Thaçi, kryeministrit Rama dhe presidentit francez Macron Në ndeshjen Shqipëri – Francë për kualifikime Euro 2020, në stadiumin e sapoinauguruar nuk …