Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Një dokument informues prej nëntë faqeve është krejt çfarë ka ofruar presidenti Hashim Thaçi për Delegacionin shtetëror në dialog me Serbinë. Nga katër raunde të takimeve në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë 9 çështje specifike, të cilat janë diskutuar me palën serbe dhe ndërmjetësuesen e dialogut, Federica Mogherini. Në asnjë rresht të dokumentit nuk përmendet korrigjimi i kufijve, të cilin Thaçi vazhdon ta proklamojë në paraqitjet publike dhe intervista në mediat ndërkombëtare. Lugina e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit përmendet vetëm në kontekst të reciprocitetit me serbët e Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”. Nuk është materializuar premtimi që këtë pjesë t’ia bashkëngjisë Kosovës. Pas takimit me Thaçin, bashkëkryesuesit Limaj-Ahmeti kanë thënë se morën pak dokumente, por që sipas tyre, gjithçka do të nisë nga zeroja. Nëpërmjet dokumentit informues, një kopje të të cilit e ka siguruar “Koha Ditore”, Zyra e presidentit konfirmon zyrtarisht, se deri më tani, BE-ja dhe dy shtetet e përfshira në këtë proces nuk kanë prodhuar asnjë dokument të shkruar zyrtar, i cili do të mundë të konsiderohej si një draft fillestar për marrëveshje. Kësisoj, të gjitha çështjet e diskutuara deri më tani janë ende të hapura. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Sot fillon zgjerimi i rrugës Gjilan – Bujanoc Sot fillojnë punimet në zgjerimin e rrugës Gjilan – Bujanovc (nga rrethrrotullimi i fabrikës …