Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Dega e Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc, gjatë pasdites së sotme ka mbajtur Kuvendin zgjedhor, në të cilin janë zgjedhur strukturat e reja drejtuese të PVD-së për Bujanoc. Dega e Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc, në zgjedhjet e rregullta brendapartiake, të përfunduara sonte me mbajtjen e Kuvendit të Degës në Bujanoc, zgjodhi Dr Burhan Halilin për kryetar Dege. Përveç kryetarit të Degës janë zgjedhur edhe katër nënkryetar dhe sekretari i Degës. Për nënkryetar janë zgjedhur: Lemane Mustafa – Letovicë Selami Mustafa – Samolicë Xhemile Hasani – Bujanoc Galip Beqiri – Tërnoc Për sekretar të Degës, kryesia e PVD-së në Bujanoc, ka zgjedhur Ismail Pajazitin. Me organizimin dhe mbajtjen e Kuvendit, Dega e PVD-së në Bujanoc ka përfunduar procesin e saj të rregullt zgjedhor. PVD në Bujanoc, qysh nga dita e nesërme do të filloj me përgaditjet e saja për proceset politike që e presin në periudhën vijuese. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Bukuroshja që ka 22 milion fansa Ajo më së shpejti poston videoxhirime nga palestra, ku shihet duke ushtruar, por edhe …