SHIKIMI PUBLIK NË PLANIN E DETAJIZUAR RREGULLATIV PËR PJESËN E SHPËRNDARË ROME “LAGJEJA E RE” NË BUJANOC

Drejtorati për urbanizëm, punë pronësore-juridike, komunale-banesore, veprimtari ndërtimore dhe për mbrojtjen e mjedisit jetësor të Komunës së Bujanocit, në pajtim me nenin 50. Të Ligjit për planifikim dhe ndërtim (“Gazeta zyrtare е RS“, numër 72/09, 81/09-përmirësim, 64/10-GJK, 24/11, 121/12, 42/13-GJK, 50/13- GJK, 98/13- GJK, 132/14 dhe 145/14, 83/18, 31/19 dhe 37/19) dhe të nenit 36., 37., 38., 39., 40., 41. dhe  42. të Rregullores për përmbajtjen, mënyrën dhe procedurën të hartimit të dokumenteve të planifikimit hapsinor dhe urbanisitik („Gazet zyrtare e RS“, nr. 64/15

Shikimi i hershëm publik në planin e detajizuar rregullativ për pjesën e lagjes rome “LAGJEJA E RE” në Bujanoc do të jetë i hapur në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë ditë edhe atë në periudhën nga 27.06.2019 deri më 11.07.2019

Materiali i shikimit publik do të ekspozohet tabelën për shpallje të Administratës komunale Bujanoc, në holin e katit përdhesës.

Personat e interesuar fizik dhe juridik, organet dhe organizatat, mund t’ia paraqesin me shkrim vërejtjet dhe sugjerimet ndaj materialit të ekspozuar gjatë shikimit të hershëm publik Drejtoratit për urbanizëm, punë pronësore-juridike, komunale-banesore, veprimtari ndërtimore dhe për mbrojtjen e mjedisit jetësor të Administratës komunale Bujanoc, përmes Noterisë.

Shërbimi urbanistik (Zyra nr. 310) ofron informatat e nevojshme dhe ndihmën profesionale nga ora 11. – 14.00.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme