Një tërmet i ri ka goditur Kroacinë pak minuta më parë.

Sipas uebfaqes që monitoron lëkundjet tektonike në kohë reale, tërmeti që ka goditur Kroacinë rreth orës 11:19 minuta ka qenë me fuqi 6.3 shkallë të Rihterit.

Sipas raportimeve dridhjet kanë zgjatur 20 sekonda.

Kroacia është goditur nga një tërmet tjetër dje me magnitudë 5.2 shkallë. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë 50 km në juglindje të Zagrebit, raporton televizioni shtetëror kroat, duke cituar të dhëna nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.
Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme