ZOTOHEM, para secilit prej jush.

Që besimin e marrë nga qytetari do ta shëndrroj në punë për qytetarin.

Që do të dëgjojë hallet dhe problemet. Do tua shtrij dorën e do të jem krahu Juaj.
ZOTOHEM, që unë dhe ekipi im do të jemi në krye të detyrës. DO të punojmë me nder e përkushtim.

Me përulje.

Do të jemi pranë cdo bujku e fermeri, cdo punëtori e zanatlie, do të subvenciojmë veprimtaritë e do të përkahim biznesin.

Si një i ri që jam, ZOTOHEM, që do të jem përkrahja më e madhe e cdo të riu ambicioz, që do të punojë në krijimin e hapsirave për të rinjët sepse e di më së miri cdo të thotë të kesh hapsirë për veprim.

DO të jem UNË e do të jemi NE, gjithnjë me qytetarin e pranë qytetarëve.
Pa dallim.
Pa hakmarrje.

Do të përkrah profesionalizmin para bindjeve politike, do të mbështesë idenë dhe kreativitetin dhe jo përkatësinë dhe orientimin. Do të jem i të gjithëve dhe për të gjithë. Para së gjithash do të jem i Juaji.
Kështu do të veprojë UNË e kështu do të veprojmë bashkë. Sepse ndryshe nuk bënë. Ndryshe nuk mundet. Jemi edhe ashtu pak. Nuk guxojmë të mbetemi edhe më pak.
Bujanoci ka nevojë për energji të reja. Bujanocit i duhet mentalitet i ri politik. Bujanoci ka nevojë për ne, e ne kemi nevojë për përkrahjen Tuaj.
Aty ku mbizotëron rrespekti i ndërsjell nuk ka vend për përcarje. Aty ku nijeti është i mirë, nuk ka hapsirë për dështim e ngecje. Aty ku ka vullnet, aty ka energji, e aty jemi ne të gjithë. BASHKË.

Bashkë sepse bashkë duhet. Sepse bashkë Mundemi, Sepse bashkë do të fitojmë.
Bashkë me Bilacin e Samolicën, Nesalcën e Letovicën, Osllarën e Llucanin, Konculin e Turijën.

Tërnocin, Breznicën e Malësijën. Bashkë me Bujanocin. Me Dobrosinin e Muhocin.
Të gjithë bashkë e për të gjithë bashkë.
Për të vazhduar me rrumbullaksimin e infrastrukturës, për të ndërtuar parqe e hapsira rekreative, për të përkrahur studentët e OJQ-të. Për klubet e sportit e për rininë. Për gruan e pjesmarrjen e sajë aktive.

Për SHQIPTARËT – BASHKË.

Andaj, përvec zotimeve të dhëna e obligimeve që po marr para jush, më duhet ta faleminderoj gjtihësecilin për përkrahjen e ofruar e mbështetjen e dhënë gjatë gjithë kësaj kohe e në cdo vendbanim.

Faleminderit për motivimin e për mikëpritjen. Ngrohtësinë e dashamirësinë.

Faleminderime për cdo aktivist, për cdo kandidat për këshilltarë, për cdo kryetar nëndege e për kryetarin e Degës.

E para se ti faleminderohem, dëshiroj të ZOTOHEM, edhe para tij, që cdo eksperiencë të arritur bashkë e cdo sfidë nëpër të cilën bashkarisht kemi kaluar, do ta kthej në punë të mira e në përkushtim. Do të vazhdojë filozofinë politike të PVD-së e do të menaxhoj me parimet e ndërtuara mbi këtë filozofi.

Poashtu, para se ti faleminderohem, deshiroj qe te kerkoj nga secili prej jush, qe me 21 Qershor, pervec listes se PVD-se me Numer 6 per zgjedhjet lokale, te votoni edhe numrin 16 per ato parlamentare.

Me mua dhe ekipin tonë të përbashkët do te qeverisim Bujanocin, kryetarin Kamberi do ta kemi Deputet.

Faleminderit kryetar për punën e bërë, angazhimin e treguar e hapsirën e dhënë.

Të nderuar të pranishëm, motra dhe vllezër,
Krejt në fund, ju lus që të bashkëbisedoni me të gjithë, të kërkoni mbështetjen dhe përkrahjen e secilit, të mobilizohemi bashkarisht, të votojmë numrin 6 për zgjedhjet lokale dhe numrin 16 për zgjedhjet parlamentare. Të fitojmë bashkarishtë. Të gjithë Bashkë.
Bashkë Mundemi.

Faleminderit.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme