Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Nuk ka dilemë se a do të ketë takim në mes të Kosovës dhe Serbisë më 1 korrik, sepse ajo palë e cila nuk shkon në Paris automatikisht humbë, konsideron Dushan Janjiq nga Forumi serb për marrëdhënie etnike. Gazetari Idro Seferi thotë se liderët politikë të Kosovës dhe Serbisë me deklarata muajve të fundit duan të që dërgojnë mesazhe se nuk mund të ketë konflikt të ngirë në Ballkan. “Takimi thjesht do të mbahet, dhe ky nuk është dialog, gjegjësisht vazhdimi i negociatave, por kërkim të zgjidhjes se si të përtërihet dialogu dhe të zgjidhen problemet e krijuara prej vitit 2018 e këndej. Nuk janë vetëm taksat në pyetje, por a do të insistojë Beogradi në heqjen e taksave apo do të pranojë të bisedojë mbi kushtet për suspendimin e tyre, si dhe çështja e sigurisë, dhe këto janë tema të cilat i detyrojnë për bisedime”, ka thënë Janjiq. Ai gjithashtu ka thënë se “ai i cili nuk shkon në Paris, humbë automatikisht, sepse ta kthesh shpinën Gjermanisë apo Francës, e ke kthyer shpinën BE-së kur ia bën diçka në marrëveshje me SHBA – dhe kjo është vetëvrasje”. Seferi konsideron se është krijuar një tollovi politike para mbajtjes së këtij takimi dhe se është e qartë se nuk do të ketë ndonjë plan konkret. “Sipas paralajmërimeve dhe gjitha deklaratave shihet se kjo është shmangie e marrjes së vendimit dhe se më tepër është blerje e kohës. Duke parë të gjitha deklaratat në muajt e fundit, është nisur në nivelin personal, në nivelin e fyerjeve, me çka ndoshta duan të dëshmojnë se status quo në këtë rajon nuk është i mirë dhe duket kështu siç po e shohim”, ka thënë ai. Janjiq ka shtuar se vendimi i Berlinit dhe Parisit që në koordinim me SHBA të bëjnë diçka ishte racionale, dhe se problemet të cilat janë në tryezë në Paris duhet të zgjidhen. “Ky është testi i fundit, rasti i fundit të tregohet se a janë për zgjidhje paqësore të problemit dhe a duan të hyjnë në BE, dhe kush nuk vjen, pas kësaj nuk ka më çfarë të flet”, ka përsëritur ai. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ardita Sinani zgjidhet kryetare e Preshevës Me 22 vota për, 9 kundër dhe 3 fletëvotime të pavlefshme, Ardita Sinani është …