Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Chris Hughes e ndihmoi Mark Zuckerbergun të transformojë Facebook-un nga një “projekt i dhomës së fjetjes” në një biznes të vërtetë. Tani, ai po bën thirrje që kompania të “shpërbëhet”. Në një artikull të gjatë si opinion, të botuar të enjten në New York Times, njeriu që llogaritet si bashkëthemeluesi i Facebook-ut, thotë se Zuckerberg ka “fuqi të pakontrolluar” dhe ndikim “shumë më të madh se të gjithë të tjerët në sektorin privat apo në qeveri”. Sipas tij, “Marku është një person i mirë”, por shton se ai është “i zemëruar që fokusi i tij në rritjen e platformës e bëri atë të sakrifikojë sigurinë dhe civilizimin për klikimet”. “Mark është ende i njëjti person që e shihje dikur duke përqafuar prindërit e tij kur ata largoheshin nga dhoma e përbashkët e konviktit, në fillim të vitit të dytë. Ai është i njëjti person i cili zvarritet duke studiuar, ra në dashuri me gruan e tij të ardhshme, si dhe fjeti në një dyshek në dysheme në një apartament të vogël vite pasi ai mund të kishte shumë më tepër. Me fjalë të tjera, ai është njeri. Por është njerzillëku i tij që e bën fuqinë e tij të pakontrolluar aq problematike”, ka shkruar Hughes. “Unë jam i zhgënjyer në veten time dhe në ekipin e parë të Facebook-ut për të mos menduar më shumë se si algoritmi i Facebook-ut mund të ndryshojë kulturën tonë, të ndikojë zgjedhjet dhe të fuqizojë udhëheqësit nacionalistë”, ka shkruar ai, përcjell Telegrafi. “Dhe unë jam i shqetësuar se Marku e ka rrethuar veten me një ekip që përforcon besimet e tij, në vend që t’i sfidojë ato”. Sipas tij, “Marku është një person i mirë”, por shton se ai është “i zemëruar që fokusi i tij në rritjen e platformës e bëri atë të sakrifikojë sigurinë dhe civilizimin për klikimet”. “Mark është ende i njëjti person që e shihje dikur duke përqafuar prindërit e tij kur ata largoheshin nga dhoma e përbashkët e konviktit, në fillim të vitit të dytë. Ai është i njëjti person i cili zvarritet duke studiuar, ra në dashuri me gruan e tij të ardhshme, si dhe fjeti në një dyshek në dysheme në një apartament të vogël vite pasi ai mund të kishte shumë më tepër. Me fjalë të tjera, ai është njeri. Por është njerzillëku i tij që e bën fuqinë e tij të pakontrolluar aq problematike”, ka shkruar Hughes. “Unë jam i zhgënjyer në veten time dhe në ekipin e parë të Facebook-ut për të mos menduar më shumë se si algoritmi i Facebook-ut mund të ndryshojë kulturën tonë, të ndikojë zgjedhjet dhe të fuqizojë udhëheqësit nacionalistë”, ka shkruar ai, përcjell Telegrafi. “Dhe unë jam i shqetësuar se Marku e ka rrethuar veten me një ekip që përforcon besimet e tij, në vend që t’i sfidojë ato”. Kështu, në një artikull opinion të publikuar në Washington Post në mars, drejtori ekzekutiv i Facebook-ut u përpoq të skicoi zonat ku mendonte që rregullimi duhet të fillonte. Por në pikëpamjen e Hughes, thirrjet e Facebook-ut për rregullim janë një mënyrë për të shmangur një moment të mundshëm antibesimi. Hughes, i cili nuk ka punuar në Facebook në më shumë se një dekadë, argumenton se lëvizja konkurruese e Zuckerbergut dhe kërkimi për dominim e kanë udhëhequr kompaninë për të kontrolluar rreth 80% të të ardhurave të rrjetit social në botë. Si rrjedhojë, sipërmarrësi thotë se Facebook tani është një “monopol i fuqishëm”. Andaj, mendon Hughes, qeveria e SHBA-së duhet të krijojë një agjenci të re për të rregulluar kompanitë e teknologjisë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Arifi: Kërkon nga Ministrja Çomiq rikthimin e të gjitha adresave të shqiptarëve të fshirë nga regjistrat Kryetari i Komunës së Preshevës kërkon nga Ministrja Çomiç rikthimin e adresave të shqiptrëve …