Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia pesë vjet është përpjekur për t’a kthyer çështjen e Kosovës në tryezën e bisedimeve, por aktualisht kjo politikë ka pësuar humbje.

“Politika ime që Serbia të mbajë sa më shumë në Kosovë dhe Metohi ka pësuar humbje, kjo politikë nuk ka fituar, për shkak se serbët preferojnë të qajnë për diçka që kaherë është humbur (sesa të marrin diçka)… Gjithçka që kemi mund të marrin e kemi lëshuar për shkak të reaksioneve në Serbi, të cilët dënonin çdo përpjekje timen për zbatimin e politikës së Kosovës”, tha Vuçiq, gjatë fjalimit të tij në Këshillin e Përgjithshëm të partisë së tij, Partisë Përparimtare Serbe (SNS).

Siç raporton “Beta”, Vuçqi ka shtuar se “raundi i parë u fitua nga Serbia që po qante, e jo nga Serbia që fiton.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

“Kam frikë se nuk do të kemi një shans tjetër, por ne do të vazhdojmë të luftojmë për popullin tonë në Kosovë dhe Metohi”, tha Vuçiq.

Sipas tij, në të njëjtin grup që luftoi kundër politikave të tij për Kosovën, janë edhe organizatat jo-qeveritare dhe Sonja Biserko, si nacionalistët më të fortë.

Ai tha se shumë aktorë të Perëndimit nuk duan që Serbia të ndërhyjë në çështjen Kosovës dhe se kjo është produkt e politikës së papërgjegjshme dhe shkatërruese që i ka paraprirë politikës së tij.

“Ne vetveten e kemi përjashtuar nga OKB-ja, në vitin 2012 kemi sjell një verdikt kundër vetes (Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë), në vitin 2011 kemi vendosur kufirin Bërnjakë në mes të serbëve dhe serbëve”, tha Vuçiq.

Ai informoi anëtarët e partisë së tij se ka një frikë të madhe nga e gjithë ajo që kanoset mbi Serbinë, duke iu referuar situatës aktuale në rajon, për shkak të ballafaqimit të interesave të fuqive të mëdha dhe se askush nuk mund të parashikojnë se çfarë do të ndodhë në 15-20 ditët e ardhshme./tg

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme