Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Majlinda Kelmendi është garuesja e dytë kosovare që e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix të Uzbekistanit, shkruan mediat. Xhudistja pejane e ka mposhtur në finale zviceranen Evelyne Tschopp për ta fituar të artën pasi ishte e argjendtë në Grand Prix Abu Dhabi së fundmi. Fitorja e medaljes së artë nga Majlinda Kelmendi erdhi me ippon në kategorinë deri në 52 kilogramë. Majlinda po kthehet në formën ideale pas lëndimit që e kishte lënë gjatë jashtë. Më herët gjatë ditës medaljen e artë e ka fituar edhe Distria Krasniqi në kategorinë deri në 48 kilogramë Like 0