Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Meritan Shabani ka nënshkrua me klubin e Bayern Munich që e mbanë të lidhur deri në vitin 2020. Shqiptari që luan në disa pozicione, ka qenë pjesë e klubit që nga mosha e vogël. Ai e ka bërë debutimin në Bundesliga këtë sezon, duke zhvilluar një ndeshje.Pas nënshkrimit të kontratës profesionale Meritan Shabani është ndarë i kënaqur. “FC Bayern München është klubi im dhe unë jam jashtëzakonisht i lumtur që kam këtë mundësi”, ka thënë Shabani. Më të ishte i pranishëm drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic. Për lojtarin fjalë të mëdha kishte folur edhe trajneri, Jupp Heynceks, i cili shqiptarin dhe dy lojtarë të tjerë i sheh si të ardhmen e klubit. /Telegrafi/ Like 0