Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot ka publikuar një hartë në rrjetin social Facebook, në të cilën Kosova është pjesë e Serbisë, shkruan Gazeta Insajderi. Ai këtë e bëri sot në mëngjes, duke u uruar të gjithë ndjekësve të tij një mëngjes të mirë dhe duke treguar me anë të kësaj harte e investimeve për sigurimin e furnizimit 24 orë me ujë në zonat rurale të vendit. Por harta e paraqet Kosovën pjesë të Serbisë. Në pjesën lart të Shqipërisë, është Mali i Zi, kurse në pjesën e majtë ku është dashur të jetë Kosova, ajo nuk gjendet fare dhe e gjitha është në territor të Serbisë. “MIRËMËNGJES dhe me hartën e investimeve për sigurimin e furnizimit 24 orë me ujë në zonat rurale të vendit nga veriu në jug, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook, mbi këtë video e cila paraqet edhe këtë hartë skandaloze. Një hartë e tillë është publikuar edhe më herët nga mediat serbe, pas takimit të Ohrit, i cili bashkoi Edi Ramën, Zoran Zaev dhe Aleksandar Vuciqin, për të folur për Minishengenin Ballkanik. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
“Juristja seksi” shqiptare: Këto janë ofertat me shumë shifra që marr Redona Koçi është një prej vajzave shqiptare më tërheqëse në rrjetet sociale. Ajo është …