Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr shtë hapur edhe zyrtarisht edicioni i 15-të i Festivalit Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) Baku 2019. Ceremonia hapëse u mbajt në Palestrën Crystal Hall, në prani të mijëra tifozëve. Në parakalimin e Ekipit Olimpik të Kosovës, bartëse e flamurit ishte medalistja e bronztë Olimpike për të rinj, xhudistja, Erza Muminoviq. Ekipi përbëhej nga 25 sportistë, trajnerë dhe zyrtarë. Me një fjalë hyrëse të pranishmëve iu drejtua edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Evropës, Janez Kocijançiq. Ceremonia u përshkrua me koreografi të ndryshme që pasqyronin kulturën e Azerbajxhanit. EYOF Baku 2019 vazhdon deri më 27 korrik. Për Komitetin Olimpik të Kosovës, pjesëmarrja në EYOF Baku 2019 është e treta pas Tbilisi 2015 dhe Gyor 2017. Në Baku po marrin pjesë rreth 4 mijë sportistë të 50 shteteve. Like 0