Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Finalisti i parë i Copa del Rey do të dihet në Santiago Bernabeu: Pesë përparësitë dhe mangësitë e Realit dhe Barçës dhe formacionet e mundshme për sonte. Për 90-të minuta bota ndalet pasi që miliona njerëz do të jenë nën ethet e një ndeshje të madhe. Real Madridi do të mirëpres Barcelonën në klasiken e futbollit spanjoll në kuadër të Copa del Rey. Stadium Santiago Bernabeu ka kapacitet prej 81044 ulësesh (Photo by Denis Doyle/Getty Images) Dueli i parë i zhvilluar në Nou Camp kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1:1, dhe finalisti i parë pritet të përcaktohet gjatë mbrëmjes së sotme. Edhe në gjashtë ballafaqimet paraprake gjithçka është e barabartë pasi që të dyja skuadrat kanë nga dy fitore si dhe po aq herë ndeshja ka përfunduar pa fitues. Më poshtë janë të listuara pesë përparësitë dhe dobësitë e secilit ekip gjersa ndeshja do të duhet të startojë në ora 21:00. Pesë përparësitë dhe mangësitë e Real Madridit Përparësitë Duelet ajrore Sulmet nga krahët Krijimi i mundësive përmes sulmeve të gjata Kundërsulmet e shpejta Gjuajtjet nga distanca Mangësitë Krijimi i kurthit të pozitës jashtë loje Duelet ajrore Mbulimi i lojtarëve kryesorë të kundërshtarit Ndalimi i kundërshtarëve për krijimin e rasteve Sulmi jo efikas Lionel Messi dhe Sergio Ramos (Photo by Angel Martinez/Getty Images) Pesë përparësitë dhe mangësitë e Barcelonës Përparësitë Gjuajtjet e lira Loja individuale Sulmi nga krahët Krijimi i rasteve përmes qarkullimit të gjatë të topit Krijimi i rasteve përmes aftësive individuale Mangësitë Duelet ajrore Mbrojtja në rast të kundër sulmeve Krijimi i pozitave të jashtë lojës për kundërshtarët Ndalimi i kundërshtarëve nga krijimi i shanseve Mos koordinimi mes repartit të mesfushës dhe mbrojtjes. Tashmë mediat e huaja kanë publikuar formacionet e mundshme të të dyja skuadrave, ku do të ketë ndryshime të vogla. Real Madrid: Navas: Carvajal, Ramos, Varane, Reguilon; Casemiro, Kroos, Modric; Vinicius, Benzema dhe Lucas Barcelona: Ter Stegen; Roberto, Pique, Lenglet, Alba; Rakitic, Vidal, Busquets; Dembele, Suarez dhe Messi Like 0