Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Pavarësisht ndërmjetësimit të SHBA-së për t’i dhënë zgjidhje fazës së fundit Kosovë – Serbi për një marrëveshje të mundshme të paqes, kongresmeni amerikan Eliot Engel që është edhe Kryetar i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë po vlerëson se e ardhmja e bisedimeve mbetet e paqartë. Kështu shkruhet në një letër që Engel i ka nisur kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifit, të cilin e ka ftuar për një takim në Washington. Në letrën që e ka publikuar Arifi, Engel shkruan se e ardhmja e bisedimeve për normalizim midis Prishtinës dhe Beogradit mbetet e paqartë. Ai shton se çfarëdo marrëveshje që arrihet duhet të ketë parasysh edhe të drejtat e shqiptarëve në Preshevë. “Edhe pse e ardhmja e bisedimeve për normalizim midis Beogradit dhe Prishtinës mbetet e paqartë, është e domosdoshme që çdo marrëveshje përfundimtare të marrë parasysh të drejtat e shqiptarëve etnikë dhe të adresojë mundësitë për rritje ekonomike në Preshevë”, shkruan Engel, derisa thotë se personalisht do të angazhohet për të drejtat e banorëve të këtij regjioni. Për të diskutuar për këtë çështje, Engel e ka ftuar Arifin në Washington. “Me ftesë të Kongresmenit, mikut të Shqiptarëve Z. Eliot Engel, njëherit edhe Kryetar i Komisionit të Politikës së Jashtme, do ta vizitoj Kongresin Amerikan në Washington DC për t`a njoftuar z. Engel me situatën aktuale politike në Luginën e Preshevës si dhe do ti potencoj qëndrimet tona lidhur me zgjidhjen e çështjes së Shqiptarëve të kësaj ane për të drejtat individuale dhe kolektive”, ka shkruar Arifi./GazetaExpress/ Like 0
Pavarësisht ndërmjetësimit të SHBA-së për t’i dhënë zgjidhje fazës së fundit Kosovë – Serbi për një marrëveshje të mundshme të paqes, kongresmeni amerikan Eliot Engel që është edhe Kryetar i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë po vlerëson se e ardhmja e bisedimeve mbetet e paqartë. Kështu shkruhet në një letër që Engel i ka nisur kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifit, të cilin e ka ftuar për një takim në Washington. Në letrën që e ka publikuar Arifi, Engel shkruan se e ardhmja e bisedimeve për normalizim midis Prishtinës dhe Beogradit mbetet e paqartë. Ai shton se çfarëdo marrëveshje që arrihet duhet të ketë parasysh edhe të drejtat e shqiptarëve në Preshevë. “Edhe pse e ardhmja e bisedimeve për normalizim midis Beogradit dhe Prishtinës mbetet e paqartë, është e domosdoshme që çdo marrëveshje përfundimtare të marrë parasysh të drejtat e shqiptarëve etnikë dhe të adresojë mundësitë për rritje ekonomike në Preshevë”, shkruan Engel, derisa thotë se personalisht do të angazhohet për të drejtat e banorëve të këtij regjioni. Për të diskutuar për këtë çështje, Engel e ka ftuar Arifin në Washington. “Me ftesë të Kongresmenit, mikut të Shqiptarëve Z. Eliot Engel, njëherit edhe Kryetar i Komisionit të Politikës së Jashtme, do ta vizitoj Kongresin Amerikan në Washington DC për t`a njoftuar z. Engel me situatën aktuale politike në Luginën e Preshevës si dhe do ti potencoj qëndrimet tona lidhur me zgjidhjen e çështjes së Shqiptarëve të kësaj ane për të drejtat individuale dhe kolektive”, ka shkruar Arifi./GazetaExpress/
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Publikohet “Fustani” nga Elvana dhe Capital T Elvana Gjata dhe Capital T kanë publikuar projektin më të ri muzikor. Kënga mban …