Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Turisë, Recep Tayyip Erdogan, ka treguar se pas tragjedisë që ka goditur Shqipërinë, ka telefonuar dy herë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën. Erdogan ka thënë se i ka shprehur ngushëllimi kryeministrit të Shqipërisë me rastin e tërmetit duke treguar gjithashtu për dërgimin e ekipeve turke të kërkim shpëtimit në zonat e prekura. Këto deklarata Erodgan i ka bërë gjatë fjalimit në mbledhjen e 35-të të Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunim Ekonomik dhe Tregtar (COMCEC) të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI). “Gjithë botës islame i bëj thirrje që ta mbështesë Shqipërinë. Mendoj se duhet të jemi pranë Shqipërisë në lidhje me ndërtesat e rrënuara, gjë e cila është veçanërisht detyrë e Organizatës Islame për Zhvillim. Besoj se është shumë e dobishme që të hedhim këtë hap. Kjo është një detyrë vëllazërie, ka dobi në hedhjen e këtij hapi”, theksoi presidenti turk. Kujtojmë se Shqipëria dje u godit nga dy tërmete të fuqishme me epiqendër në Durrës në orën 3:55 me magnitudë prej 6,3 ballë në thellësi prej 10 kilometrash dhe më vonë me një magnitudë prej 5 ballë në Kepin e Rodonit. Sipas të dhënave të deritanishme të siguruara nga autoritetet shqiptare, numri i viktimave nga tërmeti që goditi Shqipërinë ka arritur në mbi 27-të ndërkohë mbi 650 persona janë plagosur dhe pothuajse 50 të tjerë janë shpëtuar nga rrënojat. Like 0
Presidenti i Turisë, Recep Tayyip Erdogan, ka treguar se pas tragjedisë që ka goditur Shqipërinë, ka telefonuar dy herë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën. Erdogan ka thënë se i ka shprehur ngushëllimi kryeministrit të Shqipërisë me rastin e tërmetit duke treguar gjithashtu për dërgimin e ekipeve turke të kërkim shpëtimit në zonat e prekura. Këto deklarata Erodgan i ka bërë gjatë fjalimit në mbledhjen e 35-të të Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunim Ekonomik dhe Tregtar (COMCEC) të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI). “Gjithë botës islame i bëj thirrje që ta mbështesë Shqipërinë. Mendoj se duhet të jemi pranë Shqipërisë në lidhje me ndërtesat e rrënuara, gjë e cila është veçanërisht detyrë e Organizatës Islame për Zhvillim. Besoj se është shumë e dobishme që të hedhim këtë hap. Kjo është një detyrë vëllazërie, ka dobi në hedhjen e këtij hapi”, theksoi presidenti turk. Kujtojmë se Shqipëria dje u godit nga dy tërmete të fuqishme me epiqendër në Durrës në orën 3:55 me magnitudë prej 6,3 ballë në thellësi prej 10 kilometrash dhe më vonë me një magnitudë prej 5 ballë në Kepin e Rodonit. Sipas të dhënave të deritanishme të siguruara nga autoritetet shqiptare, numri i viktimave nga tërmeti që goditi Shqipërinë ka arritur në mbi 27-të ndërkohë mbi 650 persona janë plagosur dhe pothuajse 50 të tjerë janë shpëtuar nga rrënojat.
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Haxhiu: Ideja për korrigjim, e vetmja marrëveshje në tavolinë mes Kosovës dhe Serbisë Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka një kohë që nuk e ka përmendur idenë …