Mediat serbe kanë zgjedhur që në botimet e nesërme të gazetave të merren me politikanë kosovarë.

Mediat në Serbi në faqet e para të gazetave të ditës së hënë kanë publikuar tituj me gjuhë të urrejtjes.

Në botimin e ri, ‘Vecernje novosti’ shkruan “Kontrabanda përmes Serbisë financohet nga terroristët”. Shkrim ky referuar vendosjes së taksës 100 për qind nga ana e Kosovës ndaj mallrave serbe dhe hyrjes së tyre nëpër rrugë ilegale.

Ndërsa, gazeta ‘Blic’, transmeton lajmi.net, është marrë me presidentin e vendit, Hashim Thaçi dhe deputetin e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj duke iu referuar si vëllai i kryeministrit.

Titulli i kësaj të përditshme është “Daut Haradinaj dhe Thaçi duhet të shkojnë në Hagë”.

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme