Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Grupi YILDIRIM, një konglomerat ndërkombëtar me bazë në Turqi, ka nënshkruar marrëveshje për blerjen e kompanisë “NewCo Ferronikeli”, një prej prodhuesve më të mëdhenj të Ferronikelit në Evropë. Në një njoftim të lëshuar për media nga “NewCo Ferronikel” thuhet se të gjitha aksionet e e kësaj kompanie zotëroheshin nga Grupi BALFIN. “‘NeëCo Ferronikeli’ është një aset i rëndësishëm strategjik për Republikën e Kosovës, me peshë për shtetin dhe me impakt të madh në makroekonomi. ‘NeëCo Ferronikeli’ është themeluar në vitin 1984 si ndërmarrje shtetërore, me një kompleks që përfshin fabrikën për prodhimin e Nikelit në dy linja si dhe rezervat e pasura me minerare nën hapësirën përreth”. “YILDIRIM ka një interesim të veçantë që të angazhohet në ‘NeëCo Ferronikeli’, meqë ka edhe një plan konkret biznesi për të rritur aktivitetin në fushën e metaleve dhe minierave, për ndërtimin e një prej kompanive më të mira në Evropë për prodhimin e Nikelit. Plani i propozuar i biznesit do ta shndërrojë “NewCo Ferronikel”-in në njërën prej fabrikave më të vlefshme të Grupit YILDIRIM”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga “NewCo Ferronikel”. Tutje, deklarohet se me selinë qendrore në Stamboll të Turqisë, Grupi YILDIRIM është një prej grupeve të angazhuara në sektorët e industrisë dhe infrastrukturës, që ka rritjen më të shpejtë në nivel global. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Dy të vrarë dhe 11 të plagosur nga sulmet mbrëm në Strasburg (Foto/video) Dy persona janë vrarë dhe 11 tjerë janë në gjendje kritike, pas të shtënave …