Forumi i i Gruas i Partisë për Veprim Demokratik sonte në ambientet e saj shënoi muajin e ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, siç njihet ndryshe edhe tetori rozë.

Në këtë takim me zonja e zonjusha, prezenca dhe interesimi i të cilave ishte jashtëzakonisht i madh, për ndërgjegjësimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit ligjeruan Dr. Flutura Hyseni dhe Dr. Xhejlane Ferati. Ato folën për shkaqet që sjellin këtë sëmundje, si dhe për simptomet me qëllim të zbulimit dhe parandalimit të hershëm.

Këtë takim, me një fjalë rasti e përshëndeti edhe kryetarja e degës së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani, e cila u shpreh e kënaqur me prezencën madhështore dhe interesimin e madh të grave për të marrë informatat e duhura për parandalimin e hershëm të kancerit të gjirit. Ajo gjithashtu përgëzoi dy doktoreshat, të cilat ligjeruan dhe dhanë këshilla mjekësore, duke theksuar se takime të tilla me tema të ndryshme do të ketë në vazhdimësi.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme