Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është pritur sot në Helsinki nga kryetarja e Parlamentit të Finlandës, Paula Risikko dhe parlamentarë të tjerë finlandezë. Kryetarja e Parlamentit të Finlandës, konfirmoi mbështetjen për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësim në Interpol por edhe në procese të tjera integruese. Në njoftimin për media thuhet se Veseli falënderoi kryetaren Risikko për mbështetjen që Finlanda i ka dhënë Kosovës në procesin e shtetndërtimit. Veseli, i shoqëruar edhe nga nënkryetarja e Kuvendit, Aida Derguti, foli me theks të veçantë për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Në këtë kontekst, ai kërkoi përkrahjen edhe nga Finlanda që vendimi për heqjen e vizave të merret sa më shpejt brenda këtij viti dhe që edhe qytetarëve të Kosovës t’iu mundësohet lëvizja e lirë sikur të gjithë popujve tjerë në Evropë. “Ne kemi plotësuar kriteret e parashtruara nga BE-ja për këtë proces. Në vazhdimësi po bëjmë progres në shumë fusha. Me përkushtim të madh po punojmë në shumë reforma që përshpejtojnë agjendën evropiane. Qytetarët tanë nuk e meritojnë që edhe më tutje të mbesin të vetmit në Ballkan të izoluar”, theksoi ai. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli kërkoi nga Finlanda që të përkrah Kosovën për anëtarësim në Interpol, si një hap tejet i rëndësishëm për luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Duke folur për procesin e fazës finale të dialogut me Serbinë, kryetari Veseli shprehu gatishmërinë e Kosovës që dialogu të vazhdojë dhe që sa më shpejt të ketë një marrëveshje mes dy vendeve, që do të normalizonte përfundimisht raportet, duke ndodhur njohja reciproke dhe duke bashkëpunuar me të gjitha vendet tjera në Ballkan në agjendën evropiane. Nga ana e saj, kryetarja e Parlamentit të Finlandës, Paula Risikko vlerësoi progresin e bërë në Kosovë dhe theksoi gatishmërinë e Finlandës që të thellohet bashkëpunimi me Kosovën. Ajo konfirmoi mbështetjen për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësim në Interpol por edhe në procese të tjera integruese. Risikko theksoi se Finlanda është e interesuar të përkrah Kosovën në fushën e ekonomisë dhe edukimit. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Shaip Kamberi reagon kundër vurjes së zjarrit nëpër makineritë e kompanisë “Saba Bellça” Kryetari Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi nëpërmes profilit të tijë në facebook ka reagurë kundër …