Një grua 75 vjeçare zvicerane është raportuar të ketë vrarë me thikë deri në vdekje 7 vjeçarin nga Kosova, për motive ende të paqarta.

Nëna e djalit të vrarë ka folur për herë të parë për BLICK.CH.

“Jemi shumë keq. Nuk mund të besojmë se çfarë ka ndodhur. Djali jonë ka shkuar. Ajo mori lulen më të bukur nga unë, “, thotë ajo duke qarë. Nuk është hera e parë që djali i saj po shkonte vetëm në shtëpi.

Fakti që ajo nuk e din motivin e vrasjes e bën edhe më të vështirë për familjen.

“Nuk e di fajtorin. Dhe unë nuk e di pse e vrau djalin tim”, thotë ajo, duke vazhduar më tej.

”Cila mund të jetë arsyeja për një akt të tillë? Ajo shkatërroi jetën tonë”.

Gjithashtu, bëhet e diture se 7 vjeçari do të varrohet në Kosovë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme