Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Skuadrat e mëdha kanë qenë mjaft aktive këtë afat kalimtar veror me transferimin e futbollistëve. Kampioni i 13 fisht i Evropës, Real Madrid ka shpenzuar më së shumti deri më tani me transferimin e yjeve si Eden Hazard, Luka Jovic, Ferland Mendy, Rodrygo apo Eder Militao. Mbrapa tyre nuk ka mbetur as rivali lokal Atletico Madrid duke thyer rekordin e klubit me transferimin e Joao Felix, ndërsa kanë marrë edhe Hector Herrerën, Marcos Llorenten e mbrojtësin Felipe. Barcelona deri më tani ka transferuar Frenkie De Jongun, ndërsa pothuajse e kanë kryer punën për transferimin e Griezmann. Manchester City ka marrë mesfushorin fantastik Rodri nga Atletico Madrid, ndërsa Chelsea sulmuesin amerikan Christian Pulisic. Kampioni i Italisë, Juventus gjithashtu është përforcuar në mesfushë me Adrien Rabiot e Aaron Ramsey. Më poshtë keni formacionet e mundshme të skuadrave të mëdha evropiane për edicionin 2019/20. /Telegrafi/ Like 0