Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Forumi i Gruas i Partisë për Veprim Demokratik, ka nënshkruar sot, marrëveshje bashkëpunimi me Forumin e Gruas të SDA Sanxhak, në kuadër të së cilës parashihen aktivitete të ndryshme të përbashkëta për avancimin e pozitës së gruas, por, edhe për bashkërendimin e aktiviteteve me qëllim të realizimit të synimeve programore të dy partive. Marrëveshja e sotme paraqet vetëm edhe një mundësi bashkëpunimi mes dy partive që përfaqësojne shqiptarët dhe boshnjakët e Sanxhakut. Partia për Veprim Demokratik dhe SDA kanë nje historik të bashkëpunimit të ndërsjellë shumëvjeçarë kurorëzimi i të cilit bashkëpunim personifikohet në grupin e përbashkët parlamentar në parlamentin republikan. Nga ana e PVD-së marrëveshjen e nëshkroi dr. Afërdita Mustafa, ndërsa, në emër të SDA Dinheta Puliq. Veç zonjës Puliq në delegacionin e SDA ishin edhe Indira Haxhibuliq, Hanadi Hajdinoviq, Emela Salihoviq dhe Amela Spahiq. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Zelanda e Re nga 1 shtatori pagat me kriptovaluta Zelanda e Re është bërë vendi i parë që legalizoi të ardhurat nga kriptovalutat, …