Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Forumi Rinor i Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë, gjatë natës së mbrëmshme ka zhvilluar një aksion rrugor ku kanë vendosur postera në objektin e Administratës komunale më mbishkrimin “Shqiprim, 1 korriku erdhi – ku është kufiri?”. Ky aksion i FR PVD-së ka pasur për qëllim sensibilizimin e opinionit publik preshevarë me premtimet boshe të kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi, se me 1 korrik do ta hap kufirin Miratoc-Llojan. “Meqenëse dje ishte 1 korriku, datë të cilën Shqiprim Arifi e premtoi si definitive për hapjen e kufirit Miratoc – Llojan, një grup i Forumit Rinor të Partisë për Veprim Demokratik zhvilloi një aktivitet rrugor në tërë komunën e Preshevës, i cili si qëllim kishte demaskimin e mashtrimit të kryetarit të komunës dhe të APN dhe lojën e tij me ndjenjat e qytetarëve të komunës së Preshevës me një temë kaq të ndieshme siç është hapja e kufirit Miratoc – Llojan” – thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të PVD-së. “Fotografinë të cilën vet kryetari aktual e kishte publikuar në vendkalimin kufitar Miratoc – Llojan, aktivistët e FR të PVD e vendosën në tërë komunën e Preshevës me mbishkrimin “Shqiprim…1 korriku erdhi, ku është kufiri?”. Kurse para objektit të komunës së Preshevës aktivist të Forumit Rinor vendosën një piramidë me disa pyetje dhe mbishkrime si: “Shqiprim, sot 1 korriku…kufiri a u hap?”, “1 korriku = 1 prilli i Shqprimit”, “Sot ditë feste apo ditë zhgënjimi?”, “Deri kur me mashtrime?” etj. Forumi Rinor i Partisë për Veprim Demokratik ditëve në vijim pret të shohë se cila do të jetë data e ardhshme “definitive” sipas Shqiprim Arifit për hapjen e kufirit Llojan – Miratoc!” – përfundon njoftimi i PVD-së në Preshevë. Kujtojmë se, kryetari aktual i Preshevës, Shqiprim Arifi, pati premtuar tre data të ndryshme për hapjen e kufirit Miratoc-Llojan, gjë që as pas datës së fundit 1 korrik, ai kufi nuk u hap, aq më tepër nuk ka filluar asnjë proceduarë për hapjen e pikës kufitare ndërmjet Miratocit dhe Llojanit. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Armend Muja i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje Profesori dhe analisti politik, Armend Muja, ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje. Kryetari i VV-së, …